Për 19 kilometra, 19 vetura zyrtare në teren (VIDEO)

Kryeministri dhe eskorta qeveritare duhet të kalojë këtë rrugë, e rruga duhet të jetë e pastër për kryeministrin, raporton KlanMacedoni.

Edhe pse vet Kryeministri tha se për shkak krizës globale, duhet të shkurtohen harxhimet joproduktive, për ti mbikëqyrur punimet në Mavrorvë, ku duhet të shtrohet 19 kilometrat asfalt, kishin ardhur më shumë se 19 vetura.

Madje Kryeministri, kishte marrë me vete edhe bashkëpartiak që nuk kanë funksion në Qeveri. Në momentin që e kuptoi që po e xhirojmë, ai u largua prapa kamerave.

‘Thatë se doni që ti shkurtoni harxhimet jo produktive. E shihni pas juve se sa vetura ka madje keni marrë me vete edhe njerëz të partisë. Çka është puna tani? Nuk po ju lëshojnë të vetëm në ngjarje edhe e keni patjetër ta merrni edhe Sekretarin e përgjithshëm me vete?

Në çfarë cilësie ai ka ardhur?

‘E para, unë shfrytëzoj sigurim policor që është i paraparë sipas ligjit dhe këtu nuk mund të përzihem me çfarë veture dhe me sa vetura do të udhëtoj sepse këtë e përcakton shërbimi” – tha Kovacevski.

Ajo që këtu ka edhe qytetarë që e kanë prejardhjen prej këtu dhe të cilëve iu vjen mirë që pas decenieve kjo rrugë po bëhet, atëherë mua mund vetëm të më vijë mirë. E ajo që disa prej tyre janë funksionarë të ndonjë parti politike, nuk ka aspak lidhje me ngjarjen e sotshme.
Veturat zyrtare ishin të parkuara përballë Kryeministrit dhe prapa kamerave, por Kryeministri vendosi që mos ti sheh. /KlanMacedonia/