Pepe synon lavdinë në Kupën e Botës 2022, si 39 vjeçar

Pepe nuk pengohet nga mosha e tij dhe në mendje ka lavdinë në Kupën e Botës 2022.

Kupa e Botës e radhës do të zhvillohet në Katar, në vitin 2022.

Ish lojtari i Real Madrid, deri atëherë do të ketë 39 vite mbi supe, por kjo nuk e pengon të ëndërrjoë për udhëtimet atje.

Lojtari ka besimin e plotë se mund të luajë dhe të kontribuojë për skuadrën kombëtare, në vitin 2022, në Katar.

“Asnjëherë nuk i dihet. Jam i fokusuar në ndeshjen e ardhshme, që është më e rëndësishmja”, ka thënë Pepe, transmeton lajmi.net.

“E di sa i vjetër jam, por e di se edhe çfarë mund të jap. Jam i lumtur të shoh lojtarët e rinj teksa rritën dhe mund të kontribuojnë për kombëtare”, ka thënë tutje mbrojtësi, transmeton lajmi.net.

“Kur koha të vije, ne të gjithë jemi gati të shfaqemi në skenë”, ka thënë mes tjerash Pepe.

Pepe aktualisht luan me skuadrën e Porto. Ai ka debutuar me fanellën e Portugalisë në vitin 2007.