Nicolas Pepe është i vendosur të largohet nga Arsenali në fund të këtij sezoni.
Anësori ka vuajtur shumë për minuta në këtë sezon me “topçinjtë”, transmeton lajmi.net.
Në 23 ndeshje, 27-vjeçari ka shënuar tri gola dhe ka asistuar katër herë, rendiment ky aspak i kënaqshëm për një sulmues të kalibrit të tij.
Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë është blerja më e shtrenjtë në histori të “The Gunners”. Lojtari u kushtoi hiç më pak sesa 72 milionë euro në verën e vitit 2020.
Largimi eventual i tij pritet të hapë rrugë për prurje të reja në “Emirates Stadium”, ku ndër emrat e përfolur është Gabriel Jesus i Manchester Cityt.