Pep siguron se do krijojë strategji të re ndaj Atletico Madrid

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola tha se do të krijojë një strategji të re ,në përballjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, kundër Atletico Madrid.

Atletico Madrid ka udhëtuar përsëri në Mançester, por këtë herë do të zhvillojë ndeshjen në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ndaj Manchester City.

Në lidhje me ndeshjen foli edhe trajneri i City, Pep. Ai tha se do të krijojë një strategji të re, pasi nuk preferon të luajë gjithmonë në të njëjtën mënyrë.

“Do ishte e mërzitshme nëse do të luaja gjithmonë në të njëjtën mënyrë.

Taktika të reja, nesër do të shihni një të re. Mendoj shumë, prandaj kam rezultate shumë të mirë në Ligën e Kampionëve”, tha trajneri i ‘Citizens’, përcjell lajmi.net.

Sipas trajnerit katalanas, të dy ekipet do të luajnë për fitore.

“Të gjithë përpiqen të fitojnë ndeshjen. Nëse ata fitojnë, ata kanë të drejtë, nëse ne fitojmë ne kemi të drejtë”, vazhdoi ai.

Ndeshja e parë në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ndërmjet Manchester City dhe Atletico Madrid zhvillohet nesër, me fillim nga ora 21:00, ndërsa takimi i rikthimit do të mbahet më 13 prill, me orë të njëjtë.