Pep për të ardhmen e Jesus: Nuk e di çfarë do të ndodhë

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur në lidhje me të ardhmen e sulmuesit Gabriel Jesus.

Jesus ka kontratë me Man City deri në vitin 2023, por mund të largohet në fund të sezonit.

Kjo pasi nëse ‘Citizens’ arrijnë marrëveshje për transferimin e Erling Haaland në ‘Etihad’, nuk do të ketë vend për brazilianin.

Jesus pati një paraqitje fenomenale në ndeshjen e fundit të Cityt, ku shënoi katër gola dhe dhuroi një asistim, për rezultatin final të ndeshjes 5:1.

Pas asaj paraqitje mbresëlënëse Pep u shfaq mjaft i lumtur me brazilianin.

“Sot Jesus më ka bërë njeriun më të lumtur në botë’, tha Pep, përcjell lajmi.net.

Trajneri katalanas foli edhe në lidhje me të ardhmen e Jesus. Ai tha nuk e di se çfarë do të ndodhë në lidhje me rinovimin apo jo të brazilianit.

‘Çdo futbollist është i lumtur kur luan 90 minuta, por nuk e di nëse në fund të sezonit Gabriel Jesus do të rinovojë, apo do të largohet”, vazhdoi ai.

25 vjeçari ka gjithsej 35 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat me ‘Citizens’, ku ka shënuar 11 gola dhe dhuruar 12 asistime gjithsej.