Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Real Madridi kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke fituar me penallti ndaj Manchester Cityt.

Luka Modric huqi penalltinë, por pastaj Los Blancos shënuan të gjitha të tjerat, ndërsa Bernardo Silva dhe Mateo Kovacic dështuan për vendësit.

Megjithatë, shumë pyesnin pse Pep Guardiola nuk prezantoi emra të tjerë për penalltitë, ndërsa edhe pse i nxori na loja dy gjuajtësit më të mirë, Erling Haalandin dhe Kevin De Bruynen.

Në konferencën për media, Pep Guardiola ai ka komentuar pikërisht këta dy lojtarë të cilët u larguan më herët nga loja.

“Ata vetë më kërkuan t’i largoja nga fusha, sepse mendonin se nuk mund të vazhdonin”, deklaroi Guardiola.

Haaland luajti një lojë të mirë edhe pse nuk ka shënoi, ndërsa De Bruyne i ka dhënë Man Cityt një gol që e dërgoi në vazhdime.

Meqë ra fjala, Haaland u zëvendësua nga Julian Alvarez, i cili bëri një lojë shumë të mirë, ndërsa De Bruyne u zëvendësua nga Kovacic, gabimi i të cilit në fakt eliminoi ekipin e tij.