Pep Guardiola duket se e ka këshilluar Joan Laportan se kush duhet të zëvendësojë Xavin te Barcelona

Barcelona po vazhdon të kërkojë zëvendësimin e Xavit, i cili do të largohet në fund të këtij sezoni, ndërsa timonieri i ri është reduktuar në dy emra – Roberto De Zerbi dhe Hansi Flick.

Sipas gazetarit Xavi Valls, trajneri legjendar Pep Guardiola e ka këshilluar presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, që të përqendrohet te De Zerbi.

Arsyeja e Pep kufizohet me ideologjinë e futbollit të De Zerbit, e cila pasqyron ADN-në e Barcelonës.

Trajneri italian është vlerësuar për aftësinë e tij për të zhvilluar talentet ku me Brighton ka futur emra si Evan Ferguson, Julio Enciso, Moises Caicedo, Jack Hinshelëood.

Laporta tani më është tashmë i dashuruar me De Zerbin dhe e ka parë ekipin e tij disa herë edhe pse Brighton nuk ia doli aq mirë kur i pari i Barcelonës ishte duke e shikuar.

Ndryshe nga Flick, i cili është në dispozicion falas, Barça do të duhet të paguajë prej rreth 15 milionë eurosh për të marrë De Zerbin në verë edhe pse ai mund të arrijë marrëveshje me klubin që të largohej falas.