Pendarovski u informua për reformat në gjyqësi dhe aktivitetet për regjistrimin

Për proceset rrjedhëse të reformave në gjyqësi dhe për aktivitetet dhe kapacitetet e Entit shtetëror për statistika në prag të zbatimit të regjistrimit u informua presidenti Stevo Pendarovski në takimin e tij të sotëm me ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe drejtorin e ESHS, Apostoll Simovski.

Ministri i Drejtësisë informoi për metodologjinë re për vlerësim të punës së gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave, si dhe për veglën e re për filtrim dhe kontroll të punës së gjykatësve dhe gjykatave.

Siç kumtoi Kabineti i Presidentit, Pendarovski e përshëndeti vendimin e Këshillit për reforma në jurpisprudencë për veting të gjykatësve, duke e vlerësuar si hap përpara në përfitimin e besimit të qytetarëve në punën e gjyqësisë.

“Shteti juridik është me rëndësi ekzistenciale dhe duhet të vendoset në themele të shëndosha. Reformat në jurisprudencë duhet të jenë efikase dhe këtu nuk guxon të ekzistojë selektivitet dhe tolerancë”, theksoi presidenti Pendarovski.

Në takim u këmbyen mendime edhe për aktivitetet e ardhshme të cilat duhet t’i realizojnë institucionet shtetërore për zbatim të regjistrimit.

Drejtori i Entit shtetëror për statistika, Simovski, siç informoi Kabineti i Pendarovskit, theksoi se Enti është plotësisht i përgatitur për zbatimin e këtij operacioni statistikor në kontekst të pjesës metodologjike dhe teknike të regjistrimit dhe shfaqi pritje se Ligji së shpejti do të miratohet, me qëllim të veprimit me kohë dhe të drejtë.

“Presidenti Pendarovski edhe njëherë shfaqi pritje se në zgjidhjen e re ligjore do të sendërtohen standardet më të larta statistikore të Eurostatit me qëllim që të realizohet një regjistrim valid he kredibil, siç korrespondon me një shtet demokratik”, informoi Kabineti i presidentit.