Pendarovski thirrje institucioneve që të jenë të qassshëm me gazetarët

“Nuk lejojmë të na rahin”, thonë gazetarët në ditën botërore të lirisë së shprehjes

Në ditën boterore të lirisë së shprehjes gazetarët u mboldhën te zyrën e Presidencës për të diskutuar për sfidat me të cilat ballafaqohen gazetarët në vend.

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski u bëri thirrje institucioneve që të jenë të qassshëm me gazetarët për të gjitha informacionet që kërkojnë për ta përpiluar storjet e tyre.

Gazetarët kërkojnë miratimin e ligjit, ku të gjitha sulmet dhe ndaj gazetarëve do të denohen.

“Propozimi draft – ndryshime të Kodit Penal, ka për qëllim që të përforcohet mbrojtja e gazetarëve dhe punonjësit e tjerë mediatik me vendosjen e tyre në grupin e profesioneve qo të marrin mbrojtje kur do të ekspozohen në sulme dhe kërcënime për shkak të natyrës së punës së tyre”.

Edhe pse këtë propozim ligj Qeveria ia ka dorëzuar Kuvendit që nga muaji korrik i vitit të kaluar, ai ende nuk i ka kaluar filtrat e nevojshme për miratim, informon KlanMacedonia.