Pendarovski: Të vaksinohen, mos frikësohen

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka qëndruar sot në Shtip.

Ka mbikëqyrur realizimin e procesit të vaksinimit anti-Covid.

Me këtë rast, ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen në numër sa më të madh dhe të mos frikësohen.

“Ajo çfarë kërkojmë dhe që filloi mbrëmë, duhet të vazhdojë në kontinuitet. I ftoj qytetarët të vaksinohen në numër sa më të madh, të mos frikësohen, të mos bien pre e lajmeve të rreme, të mos besojnë në trillime të ndryshme. Si çdo kund në botë, imunizimi masiv është mënyra e vetme për të parandaluar virusin korona dhe të tejkalojmë pandeminë e Kovid-19”, tha Pendarovski, transmeton TV21.