Pendarovski: Ta pranojmë propozimin francez

Presidenti Stevo Pendarovski në “Click Plus” deklaroi se vlerëson se duhet të pranohet propozimi francez për hapjen e negociatave me BE-në. Pendarovski thotë se për çfarëdo lloj vërejtje, të njëjtat do të mund të bëhen në periudhën në vijim.

“Le të qëndrojmë në pro-formë të binarëve evropianë, me këtë propozim. Një vit e gjysmë do të bëhet skrining, kështu që kur të vijë Kushtetuta, do të ketë zgjedhje, kush fiton do të vazhdojë përpara dhe do të shohë nëse do të “ndjekë” dy të tretat apo do të shkojë në organizata dhe kontinente të tjera”, deklaroi mes tjerash Pendarovski.