Pendarovski sqaron se pse Maqedonia u la jashtë kulaçit 530 milion euro të BE-së

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka dhënë arsyetimet e tij se pse Maqedonia e Veriut u la jashtë kulaçit ndihmës në vlerë prej 530 milion eurove të Bashkimit Evropina.

Thotë se autoritetet, sipas informacioneve që ai i ka nga institucionet, nuk kanë aplikuar për shkak se nuk kanë plotësuar kushtet e parapara për dëm.

Në ClickPlus, Pendarovski thotë, nëse duhet të kërkohet faji, është në metodologjinë e vlerësimit të dëmit nga ana e institucioneve.

“Nuk kemi aplikuar, sepse nuk kemi pasur dëm të madh që të aplikojmë. Tash pyetja e të tjerëve do të jetë se ata që kanë fituar a kanë pasur dëm aq të madh? Tash nuk do të falsifikojmë raporte. Mendoj se nuk duhet të shkojmë në këtë drejtim. Tani nëse ne kemi metodologji që të vlerësojmë dëmin në vend, atëherë të shikojmë të përmirësojmë atë në vend”, tha Pendarovski.

Ai ka dhënë se jashtë kufirit të caktuar ka qenë për pak përqindje.

“Në seancë të qeverisë, është kërkuar që secili institucion të dorëzojë raporte. Tani dëmi që është vlerësuar, ka qenë për pak përqindje sa është paraparë kufiri nga Komisioni Evropian”, shtoi Pendarovski.

Ai përfundoi, se nëse është kështu siç më kanë njoftuar institucionet, “atëherë nuk ka fajtor”./TV21