Pendarovski pritet të takohet me maqedonasit e Bullgarisë

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski do të realizojë takim me përfaqësues të organizatës “Ilinden Pirin” nga Bullgarisë. Takimi pritet të mbahet në presidencë por qëllimi i vizitës dhe temat e bisedës tani për tani nuk bëhen të ditur. Nuk dihet as data e takimit. Kërkesa ka ardhur nga organizata dhe kabineti i presidentit i është përgjigjur pozitivisht, kanë konfirmuar nga “Vila Vodno”. Organizata “Ilinden Pirin” është një organizatë dhe Shoqatë e pakicës maqedonase në Bullgari e cila ka marrë 11 nga gjithsej 16 aktvendime para Gjykatës Evropiane për liritë dhe të drejtat e njeriut nga Strasburgu për shkelje të së drejtës së shoqërimit të lirë të maqedonasve në Bullgari.