Pendarovski: Modeli i Dibrës së shpejti ndoshta edhe në Kumanovë

Pasi njoftoi për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në mbarë vendin edhe për 30 ditët e ardhshme, presidenti i Maqedonisë Stevo Pendarovski ka folur edhe për situatën me epideminë në Kumanovë.
“Qëndrimi im është se për situatën në Kosovë nevojitet fokus dhe vëmendje e veçantë, e ndoshta shumë shpejtë do të duhet ta aplikojmë atje modelin e suksesshëm të Dibrës dhe Qendrës Zhupë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për komunë me mbi 100 mijë banorë dhe me vetë këtë fakt paraqet potencial të madh për përhapje të virusit”, deklaroi Pendarovski, raporton gazeta Lajm.

Ai shtoi se në takim njëzëri është konstatuar se shërbimet kompetente po punojnë me përkushtim dhe po bëjnë përpjekje maksimale.