Pendarovski merr pjesë në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Presidenti Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në sesionin e 75-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që fillon sot, ndërsa për shkak të pandemisë së KOVID-19 këtë vit sesioni zhvillohet virtualisht, pa prani fizike të liderëve botëror në selinë e Organizatës botërore në Nju Jork.

Pendarovski të premten përmes video -mesazhit do të ketë paraqitje në takimin në nivel të lartë “SDG Moment 2020” ku është paraparë të shqyrtohet progresi i realizimit të Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara në nivel global dhe rajonal në kontekst të pandemisë së KOVID-19.

Është paraparë që në takim të përfshihen 20 shefa të shteteve dhe qeverive. Pendarovski bashkë me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor është një nga dy shefat e shteteve dhe përfaqësues zyrtar i Grupit të Evropës Lindore i cili do të merr pjesë në këtë takim.