Pendarovski: Më shumë burime vendore të energjisë dhe përfshirje në nismat rajonale

Duhet të punohet në atë që të kemi sa më shumë burime vendore të energjisë duke pasur parasysh se jemi ende vend që varet nga importi, ndërsa përmes nismave rajonale të hyjmë në tregjet më të gjera energjetike, porositi sot presidenti Stevo Pendarovski në Forumin Energjetik të Maqedonisë FEM 2023.

Si shtet i cili varet shumë nga importi i energjisë, theksoi Pendarovski, është mirë që të jemi bashkë me të gjitha vendet e tjera dhe para se të bëhemi anëtare e BE-së të jemi pjesë e tregut energjetik në kontinent.

“Nuk shoh mënyrë tjetër që t’i përmbushim nevojat tona”, porositi shefi i shtetit.

Pendarovski dhe ish presidenti kroat, Stipe Mesiq në forum e ndanë vizionin e tyre për sfidat energjetike, stabilitetin global në periudhën e ardhshme, rolin e shteteve të vogla…

Siç theksoi Pendarovski, situatat globale shumë pak varen nga shtetet e vogla dhe ato mund ta projektojnë interesin e tyre dhe ndikimin jashtë kufijve të saj vetëm përmes organizatave ndërkombëtare në të cilat marrin pjesë ose do të duhej të marrin pjesë.

“Për Maqedoninë është mirë që hymë në NATO. Siguria energjetike është dimension i rëndësishëm i sigurisë globale. Ne jemi atje që nga viti 2020, që do të thotë se nuk jemi vetëm, si një vend i vogël dhe për sa i përket potencialit ushtarak, kemi arritur sukses përmes Aleancës, nëpërmjet burimeve të përbashkëta që ata kanë, që zëri ynë të dëgjohet përtej kufijve tanë. Në aspektin ekonomik dhe energjetik të gjithë problemit është domethënëse që tashmë jemi në negociata me BE-në, kemi shumë vite me status kandidat dhe unioni ka programe të veçanta me të cilat na përfshin edhe para se të bëhemi anëtare formale” tha Pendarovski.

Ai vlerësoi se rrethinën globale mund ta qetësojnë ose ta lënë në kufirin e normales vetëm shtetet e mëdha dhe siç bëri të ditur, këtu vetëm duhet të bëjmë tifo se aleanca perëndimore e cila i dikton vlerat kryesore në botën moderne, do të ketë sukses që t’i mbizotërojë tendencat në drejtim të kundërt të cilat për fat të keq gjatë një viti e gjysmë të kaluar i prodhon Federata Ruse e cila nuk lejon të zhvillohen demokracitë rreth tyre.