Pendarovski – Marfi: Mbështetje nga SHBA-ja për aspiratat evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor

Marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, situatat në rajonin më të gjerë në kontekst të agresionit rus mbi Ukrainën, si edhe aspiratat e vendit tonë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ishin temat kryesore të takimit të sotëm të presidentit të shtetit Stevo Pendarovski me senatorin amerikan nga radhët e Partisë Demokratike, Kris Marfi.

Presidenti Pendarovski potencoi se shteti ynë i kushton rëndësi të veçantë veçanërisht zvillimit të bashkëpunimit me SHBA-në, në frymën e partneritetit strategjik si edhe në kontekst të aleancës në NATO.

“Në takim presidenti Pendarovski shprehu falënderim për mbështetjen që SHBA-ja ia jep aspirateve evropiane të shteteve nga Ballkani Perëndimor, në funksion të sigurimit të prosperitetit të përhershëm të të gjithë rajonit”, kumtojnë nga Kabineti i presidentit.