Pendarovski: Kërkesat e reja nga Bullgaria nuk janë të lejueshme

Bullgaria është shteti i fundit anëtar i Bashkimit Evropian (BE) që mund të na japë leksione për respektimin e kritereve të Kopenhagës, tha sot presidenti Stevo Pendarovski.

Ai e tha këtë si koment për deklaratat e fundit të presidentit bullgar Rumen Radev, i cili gjithashtu u dërgoi një letër liderëve dhe institucioneve evropiane duke kërkuar që anëtarësimi i “Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian të bazohet në përmbushjen e kritereve për anëtarësim, dhe jo për politikë lobuese”.

Në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare të Evropës Juglindore, i cili u mbajt dje në Podgoricë në Mal të Zi nën titullin “Procesi për bashkëpunim në Evropën Juglindore”, Pendarovski tha se ai dhe Radev kishin vetëm një takim të mirë dhe nuk folën për çështjen e BE-së dhe kërkesat bullgare.

Ai tha se e pa letrën e kolegut bullgar dhe vlerësoi se është një politikë e vjetër bullgare, pra nuk ka të dhëna apo propozime të reja.