“Ka spekulime, se disa vaksina jepen në Shkup, të tjera në qytete të tjera”, kështu presidenti Stevo Pendarovski ka treguar se mes qytetarëve ekziston dyshim se nëse duhet apo jo të vaksinohen kundër Covid-19.
Megjithatë ka siguruar, se të gjitha vaksinat janë të sigurta, dhe se qytetarët duhet të vaksinohen, për siç thotë, “të dilet nga burgu”.
“Të gjitha vaksinat që vijnë në vend, verifikohen, janë efikase, dhe nuk duhet të kihet asnjë dyshim dhe ta bëjnë sa më shpejtë atë veprim, pasi për më shumë se një vit jemi si në burg dhe kjo është një mundësi që sa më shpejtë të kthehemi në normalitet”, tha Pendarovski pas vaksinimit, transmeton TV21.