Pendarvoski: Nëse edhe njëherë votohet Ligji për legalizimet, jam i detyruar ta nënshkruajë

Presidenti i shteti Stevo Pendarovski nga Kumanova, ku sot pranoi vaksinën kundër KOVID-19, ka deklaruar se Ligji për legalizimet e objekteve pa leje nëse kalon për të dytën herë në Kuvend, atëherë ai e ka obligim kushtetues për ta nënshkruar atë.

“Nuk mund ta dijë, ajo është komplet në kompetencat e subjekteve politike të cilët janë në parlament, të parët ata që janë në qeveri, nëse kanë qëllim apo vullnet ta bëjnë atë, të e lëshojnë përsëri në procedurë. Sipas njoftimeve nga Kryeministri dhe ministri për transport dhe lidhje, do ta bëjnë atë, ka njoftime nga subjekte të tjera politike se mundet me file baster ta bllokojnë atë, megjithatë kjo është komplet në kometencat e Kuvendit. Nëse më pyesni për reagimin tim, nëse do të arrijë prapë te unë, kushtetuta absolutisht është e qartë, nuk kam qëllim të mos e respektoj kushtetutën, dhe nëse ligji do të votohet herën e dytë me shumicën e nevojshme, kuptohet se të njejtën do të do ta nënshkruaj”, ka deklaruar Pendarovski, raporton SHENJA.