Pendarovski: Jemi të detyruar që të luftojmë kundër anticiganizimit

Jemi të detyruar që të luftojmë kundër shkeljes së të drejtave të njeriut, anticiganizmit si formë specifike e racizmit ndaj romëve, gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në shoqërinë bashkëkohore, porositi sot presidenti i shtetit Stevo Pendarovski me rastin e 16 Majit, Ditës së rezistencës ndaj romëve.

Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk thekson se Dita e rezistencës së romëve e shënon rezistecën e popullit rom, luftën e tij për të drejtë të jetës dhe luftës për mbijetesë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Më 16 Maj të vitit 1944 të burgosurit romë, gra dhe burra, të armatosur me çekanë, lopata dhe mjete të tjera të drurit kanë kundërshtuar nazistët në llogorin e vdekjes Aushvic. Dita e rezistencës së romëve e shënon rezistencën e popullit rom, luftën e tij për të drejtë të jetës dhe luftën për mbijetesë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke na përkujtuar në një periudhë të tmerrshme të historisë. 76 vjet më vonë, jemi të detyruar që të luftojmë kundër shkeljes së të drejtave të njeriut, anticiganizmit si formë specifike e racizmit ndaj romëve, gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në shoqërinë bashkëkohore demokratike”, thekson Pendarovski.