Pendarovski: Dita e Armatës për herë të parë shënohet si anëtare e NATO-s

Presidenti Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij me rastin e shënimit të Ditës së Armatës, theksoi se anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO është një arritje historike dhe se kjo do të ishte e pamundur pa angazhimet e Armatës.

Shefi i shtetit theksoi se anëtarësimi në NATO është privilegj, por edhe obligim. Porositi se nëse të gjithë nuk janë të barabartë para ligjit dhe nëse pushteti politik shfrytëzohet për të mirën personale, e jo publike, atëherë shteti i tillë nuk ka perspektivë.