Pendarovski dekreton Ligjin për Shtetësi

Presidenti Stevo Pendarovski ka dekretuar Ligjin për Shtetësi. Gazeta Zyrtare akoma nuk e ka pranuar zgjidhjen ligjore të dekretuar. Nga ky institucion thonë se janë në pritje të disa ligjeve që më pas publikimi i tyre të bëhet në mënyrë grupore.

Ligji për shtetësi i harmonizuar mes opozitës shqiptare ASH-AAA dhe Qeverisë parashikon lehtësimin e procedurave për marrjen e statusit shtetas, duke dëshmuar lidhjen me shtetin vetëm përmes një dokumenti zyrtarë. Deri tek miratimi i tij erdhi pas bllokadës disa mujore të Kuvendit nga opozita shqiptare. Propozimi i parë u bllokua me amendamente në Kuvend, ndërsa javën e kaluar Qeveria të njëjtin e propozoi me yllin Evropian.