Pendarovski dekreton ligjet për pakon e pestë të masave ekonomike

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ka nënshkruar Dekretet për shpalljen e ligjeve me të cilat do të mundësohet qytetarëve që të marrin rrogën e shkurtit dhe marsit këtë vit. Nga Kabineti i Pendarovskit janë përgjigjur edhe akuzave të liderit të opozitës Hristijan Mickoski.

“Qytetarët tanë e dinë se presidenti Pendarovski çdoherë ka pasur qëndrim për çështjet më të rëndësishme me të cilat ballafaqohen, madje edhe kur bëhet fjalë për gjëra që nuk janë në kompetencë direkte të tij, ndërsa janë në interes të qytetarëve përfshirë edhe riaktualizimin e sërishëm të çështjes së ndryshimit të Ballkanit. Për fat të keq, disa, mes të cilëve edhe Mickoski nuk u deklaruar në lidhje me këto propozime ekstreme dhe të rrezikshme”, thuhet në komunikatën e kabinetit të Pendarovskit, përcjell SHENJA.