Pendarovski: Data e zgjedhjeve do të varet nga Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe ODIHR

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski pas takimit të liderëve theksoi se të gjithë liderët njëzëri kanë sjellë konkludim se shëndeti i qytetarëve mbetet edhe më tej prioritet.
Ai theksoi se nga Komisioni për sëmundje ngjitëse do të kërkohen masa dhe rekomandime për sjellje gjatë procesit zgjedhor gjatë kohës së pandemisë së Kovid-19.
Nga OSBE/ODIHR do të kërkohet afat kohorë në të cilën do të mund të dërgojnë mbikëqyrës për procesin zgjedhor. /SHENJA/