Pendarovski-Borrell: Fillimi i negociatave për anëtarësim, test për kredibilitetin e BE-së

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot pranoi në takim përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borell.

Siç informojnë nga presidenca, Pendarovski e vlerësoi vizitën e përfaqësuesit të lartë Borel në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon si vërtetim për përkushtimin dhe mbështetjen e BE-së për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në dritën e realitetit të ri gjeopolitik në Evropë.

Presidenti Pendarovski nënvizoi se fillimi i negociatave inkaudruese për vendin është test për kredibilitetin e Bashkimit Evropian.

“Me dinamikat e reja gjeopolitike, ne nuk flasim për përshpejtimin e procesit tonë, duke patur parasysh se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë vendim për fillim të negociatave inkuadruese nga Këshilli i BE-së që nga marsi i vitit 2020”, tha Pendarovski në takim.

Ai ftoi në realizim të shpejtë të vendimeve strategjike lidhur me politikat e zgjerimit.

Pendarovski gjithashtu tha se Maqedonia e Veriut është dëshmua si partner kredibil i BE-së dhe ndërsa bllokimi i mëtejmë i negociatave, së bashku me Shqipërinë, është e pakuptimtë.

Kurse Borell e përshëndeti vendimin e RMV-së për vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë.