Pendarovski: Bashkimi Evropian është ende alternativa më e mirë për Maqedoninë e Veriut

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se Bashkimi Evropian ende është alternativa më e mirë për Maqedoninë e Veriut.

Siç thotë ai, kjo është për shkak se ne nuk mund të përballemi vetëm me trendet globale.

“Ne nuk jemi të përmasave si Kina, kështu që le të themi se nuk kemi nevojë për një shoqatë,” tha Pendarovski.