Pendarovski: Anëtarësimin në NATO privilegj dhe obligim

Filloi seanca për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të vendit në NATO, i pari të pranishmëve iu drejtua presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

“Me ratifikimin e këtij protokolli përfundon edhe faza e fundit për anëtarësim në NATO. Ndër vite kaluam shumë kriza politike, por anëtarësimi në NATO mbeti një ndër prioritetet më të rëndësishme”, tha Stevo Pendarovski sipas të cilit anëtarësimi në NATO nuk do të ndodhte pa vendimet e rëndësishme dhe kompromiset që vendi i bëri kohëve të fundit dhe të cilat sipas tij nuk nuk ishin të lehta.

“Marrëveshja për emrin me Greqinë për çështjen e emrit dhe ajo për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ishin kyçe”, tha Pendarovski.