Pelosi thotë se Amerika qëndron me Ukrainën, pas takimit me Zelenskyn në Kiev

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtëpinë e Bardhë, Nancy Pelosi, ka thënë së ka shkuar për vizitë në Kiev për t’i dërguar një mesazh botës se Amerika qëndron pranë Ukrainës.

Pelosi drejtoi delegacionin e parë zyrtar të kongresit amerikan që vizitoi Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus më shumë se dy muaj më parë.

“Amerika qëndron me Ukrainën, ne qëndrojmë me Ukrainën derisa të arrihet fitorja dhe ne qëndrojmë me NATO-n,” u tha Pelosi gazetarëve në Rzeszow, Poloni, pasi u largua nga Ukraina.