Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i dha Nancy Pelosit disa shenja simbolike në udhëtimin e saj në Kiev të shtunën, duke falënderuar Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës.
Zelensky i dha Pelosit “Urdhrin e Princeshës Olga” për “kontributin e saj të rëndësishëm personal” në forcimin e lidhjeve ukrainase dhe amerikane, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Urdhri që mban emrin e saj u jepet grave që kanë arritur sukses të rëndësishëm në politikë dhe shoqëri — personifikimi në Ukrainë i forcës femërore.
Ai gjithashtu i dha Pelosit një flamur ukrainas që ai dhe deputetet femra, përfshirë ato me të cilat ajo u takua në Kapitolin e SHBA së fundmi, e kishin nënshkruar, sipas zëdhënësit të Pelosit, Drew Hammill.