Pekini regjistron përmirësim në cilësinë e ajrin në 9 muajt e parë

Pekini raportoi 206 ditë me cilësi të mirë ajri në nëntë muajt e parë të vitit, një rritje prej nëntë ditësh nga viti në vit, njoftoi zyra komunale e ekologjisë dhe mjedisit të martën.

Leximi mujor për PM2.5 në shtator ra në 18 mikrogramë për metër kub dhe qyteti ka vendosur një rekord të cilësisë së ajrit me përqendrimin e tij kumulativ të PM2.5, një matës kryesor i ndotjes së ajrit, duke u pakësuar në 33 mikrogramë për metër kub në tre tremujorët e parë.

Në periudhën janar-shtator, Pekini ka marrë një sërë masash për të trajtuar ndotjen e ajrit, duke përfshirë heqjen graduale të automjeteve të vjetra me karburant dhe mbikëqyrjen e automjeteve që punojnë me naftë. Gjithashtu janë bënë përpjekje për të rritur mbikëqyrjen e fabrikave dhe vendeve të ndërtimit, bën të ditur “Xinhua”.

PM2.5, që u referohet grimcave të ajrit më të vogla se 2.5 mikrometra në diametër, paraqet rreziqe serioze për shëndetin. (Elona)