Pedro zbuloi natyrën e vështirë të largimit nga Roma në verën e kaluar dhe rrethanat që çuan në një lëvizje të rrallë direkte te Lazio.
Fituesi i Kupës së Botës 2010 iu bashkua Romës në një transferim të lirë në shtator 2020 pasi kontrata i skadoi me Chelsean.
Ai kaloi vetëm një sezon me Romën, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë katër asistime në 28 paraqitje në Serie A. Spanjolli më pas ra dakord të ndërpresë kontratën me klubin pas vetëm 12 muajsh në mënyrë që t’i bashkohej Lacios si një transferim i lirë.
Duke folur për “Lazio Style Radio”, Pedro reflektoi për largimin nga Roma dhe thirrjen që erdhi nga trajneri i Lazios, Maurizio Sarri.
“Po kaloja një situatë të vështirë te Roma, më lanë jashtë skuadrës pa më folur askush nga drejtuesit, më thanë se duhej të largohesha”.
“Kur fola me Sarrin ishte një mundësi, është e vërtetë që një transferim i tillë nuk kishte ndodhur për një kohë të gjatë, por jam shumë i lumtur që jam këtu”.
34-vjeçari Pedro ka bërë 37 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, për një total prej 2 mijë e 376 minutash.
Gjatë asaj kohe, shënoi nëntë gola dhe dha pesë asistime, duke qenë një nga lojtarët kryesorë në skuadrën e Sarri.