Pedro Rodriguez largohet nga Chelsea me letër emocionuese

Pedro Rodriguez është larguar zyrtarisht nga Chelsea, pasi ka zhvilluar ndeshjen e fundit.

Sulmuesi spanjoll ka kaluar pesë vite te Chelsea, duke zhvilluar 206 ndeshje zyrtare. Gjatë kësaj kohe si futbollist i Chelseat, Pedro ka shënuar 43 gola dhe ka bërë 28 asistime.

33-vjeçari me një letër të gjatë është përshëndetur me tifozët e Chelsea ku ka deklaruar se është i lumtur që ka veshur fanellën e këtij klubi të madh anglez.

– Advertisement –

Si futbollist i Chelseat, Pedro ka fituar Ligën Premier, Kupën FA si dhe Ligën e Evropës.

– Advertisement –

“Pas pesë vitesh të mrekullueshme bashkëpunimi me Chelsea i vije edhe fundi. Shumë faleminderit për bordin e klubit, trajnerët dhe kolegët në këtë kohë, dhe natyrisht për tifozët: faleminderit për përvojën që kam qenë pjesë e familjes suaj të madhe. Kam qenë shumë i lumtur që ju të gjithë më keni bërë të ndihem si në shtëpi”.

“Ishte kënaqësi dhe nder të luaj për këtë klub të madh dhe të fitoj Premierligën, FA Cup dhe Ligën e Evropës si dhe të garoj në një nga ligat më të mira në botë. Pa dyshim që kisha zgjedhje të drejtë, me veti marr kujtime të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Sfida të reja dhe triumfe do të vijnë me siguri”.

“Unë them lamtumirë shumë i kënaqur me këtë fazë të karrierës sime që përfundon, ndërsa shumë i emocionuar për të riun që fillon. Faleminderit dhe suksese në të ardhmen”, ka shkruar sulmuesi spanjoll Pedro Rodriguez.

E ardhmja e lojtarit pritet të jetë në kampionatin italian Serie A, ku ka arritur marrëveshje që disa javë me Romën. Zyrtarizimi i tij te Roma pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme.