Futbollisti Florian Kadriu firmos kontratë me FC”Sabail” të Azerbajxhanit

Futbollisti Kërçovarë Florian Kadriu ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare mëFC”Sabail” të Azerbajxhanit.
Kadriu i cili ishte pjesë e skuadrës së“Renovës” pas sukseseve të shumta me këtë ekip, ka pasur disa oferta për transferim, por ai bashkë me menaxherin e tij Luan Kadriu zgjodhën ekipin FC”Sabail” i cili garon në Premier Ligë.

Kadriu për TV21 tha se ka filluar me trening dhe se pret që së shpejti të ambientohet plotësisht me klubin e ri “Sabail”.
“Pas përfundimit me ekipin e “Renovës” dhe pas një sezoni të suksesshëm, ishte menaxheri im Luan Kadriu ai i cili shqyrtonte ofertat, kështu që e pamë të arsyeshme që të zgjedhim FC”Sabail”. Kam kontratë 1 vjeçare, tanimë kemi filluar me treningun dhe aktivitete tjera” tha Florian Kadriu për TV21.

Ai thotë se do të jap maksimumin që të arrij rezultate të mira dhe nuk e hedh poshtë mundësin për transferim në ndonjë klub tjetër.

Futbollisti Kërçovarë, Florian Kadriu karrierën futbollistike e ka filluar tek “Vëllazërimi” i Kërçovës më pas për tu transferuar në klubet tjera vendore. Kadriu ka veshur fanellën e FC “Shkupit”, “Rabotniçkit” dhe “Renovës”. Ndërsa në Ligën Shqiptare ka luajtur për KF “Tirona” dhe KF “Teuta”.