Pedro nënshkruan kontratën e re me Lazion, përmend yllin e Chelseat: Shpresoj që bashkohet me ne

Ish-futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Pedro ka nënshkruar një kontratë të re me ekipin italian, Lazio.

Përmes konfernceës për media, ish-lojtari i Barcelonës foli edhe për yllin e Chelseat, Hudson-Odoi, i cili është i lidhur ngushtë për një kalim në ekipin nga Serie A, shkruan Lajmi.net

“Hudson-Odoi do të jetë shumë i rëndësishëm për ne. E njoh shumë mirë atë. Shpresoj që do t’i bashkohet ekipit sa më shpejt”, ka thënë Pedro gjatë konferencës për media

Pedro gjatë sezonit të kaluar me Lazion zhvilloi 46 ndeshje në të gjitha garat, shënoi shtatë gola dhe bëri gjashtë asiste./Lajmi.net/