Peci: Nëse rrëzohet Osmani, ky në fakt është skenar i Serbisë për destabilizim institucional të Kosovës

Njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentes Vjosa Osmani, Faton Peci ka folur pas raportimeve në media se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzoj të parën e shtetit, për shkak se dy kandidatë për deputetë kanë bërë ankesa në instancën më të lartë gjyqësore në vend.

Ministri i Bujqësisë ka theksuar se nëse do të ndodhtë një skenar i tillë, pra nëse Gjykata Kushtetuese do ta rrëzonte Osmanin, “ky në fakt është skenar i Serbisë për destabilizim institucional të Kosovës”.

Ai ka theksuar se treshja drejtuese e vendit: presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari, Glauk Konjufca janë më unik se kurrë.

“Tre krerët e institucioneve Osmani, Kurti dhe Konjufca bashkëpunojnë e funksionojnë sot njësoj si më 4 prill 2021 kur u zgjodh Presidentja Vjosa Osmani në Kuvendin e Republikës”, tha ai.

Sipas tij, “sulmi mbi cilindo prej tyre është sulm mbi të tre, mbi të gjithë ne, e para së gjithash mbi shtetin demokratik e pushtetin e ri”.

“Një veprimi të tillë me siguri do t’i gëzohej Beogradi zyrtar, sepse ky në fakt është skenar i Serbisë për destabilizim institucional të Kosovës”, vlerëson ministri Peci.

Peci ka kritika edhe opozitën kosovare, duke u dërguar mesazh që të mësohen të jenë në rolin e opozitës dhe të pushojnë me sabotime.

“Ndërkaq atyre në Kosovë që populli ua mori fuqinë me votën e lirë, ata duhet të mësohen me punën në opozitë dhe të pushojnë me insinuatat e sabotimet”, thotë ai