PDSH: Jemi në linjë me NATO-n! Mbështesim sovranitetin territorial të Ukrainës dhe sanksionet ndaj Rusisë

Partia Demokratike e Shqiptarëve përmes një komunikate ka dënuar sulmet e Rusisë në territorin e Ukrainës. Nga kjo parti theksojnë se mbështesin sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

“Këto akte rrezikojnë njerëzimin, veçanërisht popujt e Evropës dhe janë sulme ndaj paqes, me pasoja jo vetëm tragjike për Ukrainën dhe Rusinë, por me një ndikim të paparashikueshëm për të ardhmen. Operacionet ushtarake pushtuese e të paprovokuara nga Ukraina janë të papranueshme dhe shembull i keq që lënë gjurmë të zeza në historinë e njerëzimit dhe rrezikon sovranitetin territorial të shtetit ukrainas. Partia Demokratike Shqiptare qëndron në linjë me aleancën e NATO-s duke mbështetur sanksionet e shteteve anëtare të NATO-s të vendosura ndaj Federatës Ruse”, thuhet mes tjerash në reagimin e PDSH-së.