Maqedonia ndër 10 shtetet me ajrin më të ndotur në botë

Maqedonia edhe sot u rendit në listën e dhjetë shteteve më të ndotura në botë. Pos Shkupit, stacionet matëse të ministrisë së Ambientit jetësor tregojnë se gjatë ditës së sotme Kavadari, Manastiri, Gazi Baba, Kërçova dhe Tetova kanë treguar nivele enorme të ndotjes së ajrit duke kaluar për shumë herë pragun e lejuar të ndotjes.

Mjekët thonë se është rritur numri i personave të cilët kërkojnë ndihmë nëpër spitale si pasojë e ajrit të ndotur. Më së shpeshti shfaqen problemet në organet e frymëmarrjes dhe në sistemin kardiovaskular që janë karaktersitike në këtë periudhë të vitit kur ndotja është enorme. Si pasojë e ndotjes së ajrit, në rritje është edhe numri i të prekurve nga gripi.

Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi për një iniciativë e cila do të aktivizonte masat kundër ndotjes, megjithatë pavarësisht se stacionet matëse ditë me radhë tregojnë ndotje enorme, asgjë konkrete nga kjo iniciativë./Alsat