Payet thotë se refuzoi Manchester Unitedin për kalimin te Marseille

Dimitri Payet insiston se kishte refuzuar mundësinë që të transferohej te skuadra e Manchester United.

Mesfushori francez, Dimitri Payet u kthye në ‘Stade Velodrome’ nga West Ham pesë vite më parë, dhe nuk është pishman për lëvizjen e tij.

Payet insiston se kishte mundësinë që të kalonte te Manchester United, por refuzoi një mundësi të tillë.

“Nuk jam njeri që jetoj me pishman. Unë kam bërë një zgjedhje, e cila sa lidhej me futbollin lidhej aq edhe me familjen – rikthimi në Marseille”, ka thënë Payet, transmeton lajmi.net.

“Kishte edhe klube të tjera, klube të mëdha. Ishte Manchester United, por edhe disa të tjerë. Ishte personale dhe zgjedhje familjare. Mendoj se ishte më e mira për mua dhe familjen time”, shtoi mes tjerash lojtari i Marseille.

Dimitri Payet ka shënuar 47 gola dhe ka shtuar 53 asistime në 195 ndeshje me Marseille.