Tensione të mëdha në Ukrainë/ Raportohet për sulm kimik në Mariupol

epa04588910 Servicemen of the Ukrainian volunteer's battalion 'Azov' shoot their weapons during a military training near Mariupol, Donetsk area, Ukraine, 27 January 2015. Media reports state that lawmakers in Kiev on 27 January voted in support of a declaration that marks Russia an 'aggressor state' and calling on the international community to follow suit because 'Russia widely supports terrorism and blocks the work of the UN Security Council.' EPA/ANASTASIA VLASOVA

Luftimet në Ukrainën lindore do të intensifikohen gjatë dy deri në tre javëve të ardhshme pasi Rusia vazhdon të ripërqendrojë përpjekjet e saj atje, ka thënë Ministria e Mbrojtjes (MM).

Ministria tha gjithashtu se sulmet ruse mbeten të përqendruara në pozicionet ukrainase pranë Donetsk dhe Luhansk, me luftime të mëtejshme rreth Kherson dhe Mykolaiv dhe një shtytje të rinovuar drejt Kramatorsk, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Raporti tha gjithashtu se forcat ruse vazhdojnë të tërhiqen nga Bjellorusia në mënyrë që të ridislokohen në mbështetje të operacioneve në Ukrainën lindore.

Dje, një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha se kishte indikacione se forcat ruse po rifurnizonin dhe përforconin trupat në rajonin e Donbasit.

Zyrtari i lartë, shtoi se Rusia dukej se po përforconte pozicionet në veriperëndim të Donetsk, një zonë brenda Donbasit./A.SH

Ministri i Financave i Ukrainës, Sergii Marchenko ka thënë se Rusia duhet të detyrohet t’i paguajë vendit të tij dëmshpërblim pasi të ketë përfunduar konflikti.

Ai tha se ekzistonte një pritshmëri mes ukrainasve që Rusia duhet të paguajë për agresionin e saj, duke theksuar një shumëllojshmëri mënyrash në të cilat mund të mblidheshin para nga Moska, raporton Sky News.

“Nuk janë vetëm asetet e ngrira të bankave të Rusisë, janë asetet e ngrira nga oligarkët e biznesit nga Rusia, janë taksa të tjera, taksa shtesë mbi Rusinë, naftë dhe gazi mund të drejtohen drejt Ukrainës. Për shkak të vendimeve të tyre ata duhet të paguajnë për këtë. Bërja e luftës në Ukrainë është vendimi i tyre, prandaj duhet të paguajnë për vendimin pas luftës”, është shprehur ai.

Marchenko tha se ai shpresonte se komuniteti global do të ishte në gjendje të zbatonte reparacionet nga Rusia bazuar në proceset gjyqësore ndërkombëtare dhe se sipas tij, shuma e nevojshme mund të mblidhej për të mbështetur rindërtimin e Ukrainës.

Ministrja e Jashtme e Australisë, Marise Payne ka thënë se nëse konfirmohet përdorimi i armëve kimike nga ana e Rusisë në Ukrainë, atëherë kjo do të shënonte një shkelje të mëtejshme të rëndë të ligjit ndërkombëtar.

“Ka raporte jashtëzakonisht shqetësuese nga Ukraina këtë mëngjes në lidhje me përdorimin e armëve. Nëse ato konfirmohen, kjo do të jetë një shkelje ligjit ndërkombëtar”, është shprehu ajo.

Ajo ka thënë se Australia do të punojë për të përcaktuar vërtetësinë e këtyre raportime, shkruan Sky News.

“Australia do të punojë me homologët për të përcaktuar vërtetësinë e këtyre raporteve dhe ne pastaj do të kemi më shumë për të thënë”, është shprehur tutje Payne.

Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko sot për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore, sipas raporteve.

Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt nga territori rus dhe bjellorusi, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Z. Lukashenko ka insistuar se Bjellorusia duhet të përfshihet në negociatat për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, duke thënë gjithashtu se Bjellorusia ishte etiketuar padrejtësisht “një bashkëpunëtor i agresorit”.

Bjellorusia është përfshirë në sanksionet perëndimore, së bashku me Rusinë.

Të dy do të takohen në Kozmodromin Vostochny, një port hapësinor rus në rajonin e largët lindor të Amurit të Rusisë, njoftoi agjencia bjelloruse e lajmeve Belta./M.H.

Japonia vendosi sanksione shtesë kundër Rusisë të martën, duke ngrirë asetet e 398 qytetarëve rusë, përfshirë dy vajzat e rritura të Presidentit Vladimir Putin, Katerina Tikhonova dhe Mariya Vorontsova, sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Jashtme e Japonisë.

Masat e reja synojnë gjithashtu anëtarët e familjes së ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, përkatësisht gruan e tij Mariya Lavrova dhe vajzën Yekaterina Vinokurova, sipas njoftimit, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Japonia ka zgjeruar vazhdimisht sanksionet e saj kundër Rusisë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, duke përfshirë ndalimin e importeve ruse si qymyri dhe vodka, reduktimin e investimeve të reja në Rusi dhe ngrirjen e aktiveve të mbajtura nga bankat kryesore.

Vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, kanë vendosur gjithashtu sanksione kundër familjeve të Putinit dhe Lavrov./M.H.

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe vendet evropiane kanë shtrënguar sanksionet ndaj Rusisë, por jo të gjitha fuqitë botërore e kanë ndjekur këtë drejtim.

E joshur nga zbritjet masive, India ka blerë më shumë naftë bruto ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës (24 shkurt) se sa bëri gjatë gjithë vitit të kaluar.

Informacioni vjen nga të dhënat e përpiluara nga agjencia e lajmeve Reuters, përcjell “Bota sot”.

Presidenti i SHBA Joe Biden i ka thënë kryeministrit të Indisë Narendra Modi se mbështetja në rritje në energjinë ruse është “shumë e qartë…jo në interesin e tyre”.

Modi ka thënë se në bisedimet e fundit me Rusinë ka sugjeruar që presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy të zhvillojnë bisedime së bashku./M.H.

Një delegacion ndërkombëtar i liderëve fetarë do të vizitoj Ukrainën të martën për të treguar solidaritet me ata që janë prekur nga pushtimi.

Grupi pritet të takojë ata që janë larguar nga Ukraina lindore për në qytetin perëndimor të Chernivtsi, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Delegacioni do të përfshijë murgj, rabinë, klerikë myslimanë, udhëheqës fetarë budistë dhe hindu dhe ish-kryepeshkopi i Canterbury-t, Rowan Williams.

Williams i tha BBC Radio Four në një intervistë javën e kaluar se kishte një “rast të fortë” për të përjashtuar Kishën Ortodokse Ruse nga Këshilli Botëror i Kishave, për dështimin e saj për të dënuar vrasjen e njerëzve të pafajshëm.

Papa Françesku e ka bekuar vizitën, duke thënë se kjo nuk ishte koha për të heshtur, por për të kërkuar me forcë ndalimin e atyre që ai i quajti “këto veprime të neveritshme”./M.H.

Forcat ukrainase mund t’i japin fund rrethimit rus të Mariupolit nëse furnizohen me armë të rënda, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij video të hënën.

“Kur bëhet fjalë për armët e nevojshme, ne ende varemi nga furnizimi, nga partnerët tanë. Fatkeqësisht, nuk po marrim aq sa duhet për t’i dhënë fund kësaj lufte më shpejt. Për të shkatërruar plotësisht armikun në tokën tonë. Dhe për të përmbushur ato detyra që janë të dukshme për secilin nga njerëzit tanë. Në veçanti, për të zhbllokuar Mariupolin”, tha Zelensky, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

“Nëse do të kishim avionë dhe mjaft mjete të blinduara të rënda, artileri të nevojshme, do të ishim në gjendje ta bënim këtë”, tha ai, por ne ende duhet të biem dakord për këtë. Ne ende duhet të bindim. Ne ende duhet të shtrydhim vendimet e nevojshme. Jam i sigurt se do të marrim pothuajse gjithçka që na nevojitet. Por jo vetëm koha po humbet. Jetët e ukrainasve po humbasin. Jetë që nuk mund të kthehen më.”

Kujtojmë që gjenerali Valery Zaluzhny, komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha të hënën se “mbrojtja e Mariupolit vazhdon” mes luftimeve të ashpra midis forcave ukrainase brenda qytetit të rrethuar dhe trupave ruse dhe separatistëve pro-rusë./M.H.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby, ka komentuar raportet për një sulm kimik në Mariupol.

Ai tha: Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e mediave sociale që pretendojnë se forcat ruse vendosën një municion të mundshëm kimik në Mariupol, Ukrainë.

Ne nuk mund të konfirmojmë në këtë moment dhe do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën nga afër, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

“Këto raporte, nëse janë të vërteta, janë thellësisht shqetësuese dhe reflektojnë shqetësimet që ne kemi pasur për potencialin e Rusisë për të përdorur një sërë agjentësh për kontrollin e trazirave, duke përfshirë gazin lotsjellës të përzier me agjentë kimikë, në Ukrainë”, u shpreh ai.

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss shtoi në Tëitter: Raportet se forcat ruse mund të kenë përdorur agjentë kimikë në një sulm ndaj popullit të Mariupolit.

“Ne po punojmë urgjentisht me partnerët për të verifikuar detajet. Çdo përdorim i armëve të tilla do të ishte një përshkallëzim i pashpirt në këtë konflikt dhe ne do të mbajmë Putinin dhe regjimin e tij përgjegjës”, është shprehur ajo.