Paul Pogba humbet sezonin me Manchester United

Paul Pogba e ka humbur sezonin me Manchester United pas një lëndimi të marrë në ndeshjen ndaj Liverpoolit

Lajmin e bëri të ditur B/R Sport.

 

Mungesa e Pogbas do të ndihet shumë, veçanërisht nesër, në ndeshjen ndaj Arsenalit në kuadër të Premier League.

Ndeshja ndaj Liverpool mund të jetë e fundit për francezin me “Djajtë e Kuqë”, i cili pritet të largohet nga “Old Trafford” në fund të sezonit.

Kontrata e 28-vjeçarit skadon pikërisht në verën e këtij viti, me palët që nuk janë të interesuara për vazhdim të bashkëpunimit.

Futbollisti u transferua te Manchester United nga Juventusi për shumën e 105 milionë eurove në vitin 2016.

Gjatë kësaj kohe ai fitoi trofe si FA Cup dhe Europa League.