Patriotët e ‘Severnës’ dje dhe sot!

Shkruan: Medai Shaholli

Këta ‘patriotët’ (në foton e mëposhtme)e biftekut dhe të byrekut duket se paskëshin idealin e vetëm, ta integrojnë ‘drzhavën’ e tyre në BE para se ajo të shkërrmoqet.

Njëri e prishi ‘Jugosllavinë’ dhe vazhdon ta ndërtoj ‘Severnën’ paçka se  kjo ‘drzhavë’ nuk e njeh identitetin gjuhësor të shqiptarëve por vetëm si 20%, ndërsa tjetri hoqi dorë nga ideologjia e së djathtës nacionaliste të ideologut të tij Arbër Xhaferi, si ideologji të demoduara që nuk i bëjnë nder shqiptarëve  si përpjekjet e ‘Shqipërisë Etnike’.

Kësisoj, një i vetquajtur majtist (një komplotist brenda LPK-së) si Ali renegati, i konvertuar në të djathtën liberale së bashku me një të vetquajtur nacionalist (ballist)si Zeadin demagogu, janë në unison të plotë me qëndrimet e ‘drzhavës’ se për hir të eurointegrimeve nuk do ta heqin nga kushtetuta njollën e përdhosjes së identitetit shqiptar siç është 20% i famshëm.

Ata i thonë Edvin batërdisë se gjuha shqipe është zyrtare këtu në ‘Severnën’ tonë edhe pse proceset gjyqësore dhe noteriale zhvillohen vetëm në sllavisht!

Ata i thonë Edvin batërdisë se flamuri shqiptar është zyrtar në ‘drzhavën’ e tyre, pa çka se është në dimension 3:1 më i vogël se ai i shtetëror!

Ata nuk i thonë Edvin batërdisë se shtëpia e muzeut të Alfabetit në Manastir nuk është ende pronë e trasëgimisë historike e shqiptarëve, kur duhet të jetë pronë e shtetit shqiptar, si monument i trashëgimisë historike dhe kulturore të popullit shqiptar.

Këta janë patriotët ‘pulës dhe të pilafit’, të tenderëve dhe të përfitimeve të pandershme, të zhvatjes dhe përvetësimit të ardhurave publike, ku babëzitja për para dhe për prestigj ka prioritet dhe asnjë çështje tjetër.

Këta janë patriotët e ‘drzhavës’ megjithëse kanë ministër të drejtësisë dhe zv.kryeministër për reformën në drejtësi, ku ‘drzhava’ falë dhe liron nga burgjet e shtetit ish njerëzit pushtetit, ndërsa shqiptarët e thjeshtë e paparti e të pafajshëm, vuajnë dënimet maksimale deri në fund.

Këta janë patriotët e ‘drzhavës’ që brengosen se ndryshimet kushtetuese nuk do të kalojnë dhe se proceset integruese do të ngecin në vend, po ama për identitetin e përdhosur shqiptar në kushtetutë nuk i bie ndër mend.

Këta të dy skuthët e demokracisë hibride dhe jo vetëm këta, janë tregtarë të rrezikshëm të ndërrimit të flamujve të patriotizmit në ekonominë e tregut, të cilët kanë luajtur me ndjenjat e shqiptarëve me fjalë boshe të paktën në këto dy dekadat nën demonkraci sllavo-maqedone.

Ndaj, shqiptarët e kanë rastin që në zgjedhjet e ardhëshme t’i ndëshkojnë të dy patriotët e biftekut dhe të byrekut me votë nëse e duan të mirën dhe ardhmërinë e fëmijëve të tyre.