Pasi e përmendi Shefqet Krasniqin në këngën e re, shikojeni çfarë bën Buta

Buta ka pak ditë që ka lansuar projektin e ri muzikor.

Kënga e re e Butës titullohet “Edi Rama”, ndërsa e solli të shoqëruar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.

Në mesin e vargjeve të kësaj kënge, reperi ka përmendur edhe hoxhën Shefqet Krasniqi.

Në minutën 2:28  ai thotë “Kur t’i njehi lekët unë marrë abdes, Shefqet Krasniqi swag, pantollat e përvjelt…”.

Së fundi, ai ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, ku fansat e tij e kishin edituar në atë mënyrë, duke e shfaqur Butën të veshur si hoxhë.