Pashkët, qytetarët i vizitojnë kishat, ndezim qiri dhe shkojmë në shtëpi

Besimtarët sot i vizituan kishta por pa qëndruar gjatë brenda tyre. Siç njoftoi KOM-i, sot edhe të martën pas orës policore janë ditët kur qytetarët do mund të marrin kungatën. Në hyrje të kishave janë vendosur mjete dezinfektimi dhe paralajmërime se duhet të respektohen rekomandimet e Qeverisë. Një pjesë e besimtarëve që i takuam para kishës në Shkup, thonë se kishin ardhur të ndezin qiri për fat, por nuk janë kunguar.

“Përgatitem ashtu si na diktojnë kushtet e jetës. Në kushte shtëpiake. Ja, kam blerë qirinj për të shtunën mbrëma të digjen pak, të lutemi për shëndet. Në mëngjes kam ngjyrosur vezët dhe ja, tashmë shkoj në shtëpi. Gjatë gjithë këtyre ditëve në shtëpi”.

“Do t’i respektoj rekomandimet e ministrisë së Shëndetësisë dhe do qëndroj në shtëpi. – Si do të kungoheni? – Nuk është patjetër. Me rëndësi është njeriu të ketë qëllime të mira dhe të jetë i shëndoshë, të mendojë mirë, t’i respektojë të tjerët dhe të presë edhe tjerët ta respektojnë”.

Para marketeve dhe shitoreve njëjtë si ditët e kaluara, pritet radhë për të hyrë. Rrëmujë më e madhe sot për dallim nga ditët tjera kishte para mishtoreve. Qytetarët thonë se nuk e teprojnë me blerje, por edhe nuk lejojnë të ketë tryezë të zbrazur për Pashkët.

“Ja, tani do blejë diçka dhe nuk dal më nga shtëpia. – Përgatiteni për Pashkët? –Po. – Do shkoni në kishë? – Jo, rekomandimet janë të mos shokohet”.

“Vetëm në shtëpi, ashtu si thonë rekomandimet”.

Lutjet zyrtare për Pashkët, ashtu siç njoftuan nga KOM-i do i bëjnë klerikët pa prezencën e besimtarëve, por mbetet kungimi të bëhet me një lugë dhe verë për të gjithë besimtarët. Klerikët informojnë se ikonat do të dezinfektohen rregullisht pas puthjes. Kryeministri Oliver Spasovski dje deklaroi se Qeveria nuk ka kompetenca të urdhërojë mbylljen e kishave, por apeloi qytetarët të qëndrojnë në shtëpi për shkak të ndalesave për lëvizje dhe grumbullimit të njerëzve.

Alsat