Pasdite priten reshje të rrëmbyeshme shiu

Moti sot është me diell dhe i nxehtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite dhe në mbrëmje do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, vende-vende me kushte për paraqitjen e stuhive.

Siç njofton DPHM, nën ndikimin e valës së lagësht të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe i paqëndrueshëm në disa vende me reshje të dendura shiu (mbi 20 litra për metër katror) dhe ulje të ndjeshme të temperaturës.

Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me shkarkime të forta elektrike, breshër dhe erëra të forta.

Të dielën do të ketë reshje të herë pas hershme shiu, ndërsa nga e hëna do të jetë më stabile me rritje graduale të temperaturave ditore.

Temperatura minimale për tri ditët në vijim do të lëvizë nga 9 deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 21 deri në 32 gradë Celsius.