Pas zbulimit të gjinisë, Einxhel: Do të rrisim djalin që kjo botë ka aq shumë nevojë

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të parë.

Dy ditë më parë, ata organizuar ‘baby shower’, për të zbuluar gjininë, shkruan lajmi.net.

Dyshja që krijuan lidhjen brenda mureve të “Big Brother VIP”, do të bëhen prindër të një djali.

Moderatorja, së fundi ka ndarë emocionet që ka përjetuar, duke i dedikuar edhe disa fjalë të birit.

Bashkangjitur me një video që tregon atë çka ka ndodhur në ‘baby shower’, Einxhel i drejtohet djalit që pret të vijë në jetë, duke i treguar se i ka dhënë asaj dhe Dagz surprizën më të madhe në jetë dhe i ka bërë njerëzit më të lumtur në botë për herë të dytë.

Ajo thotë se tashmë e di si t’i drejtohet djalit, çfarë rrobash apo lodrash që mund të pëlqejë, ndërsa thotë se do ta kuptojë më shumë kur ta marrë në krahë.

Einxhel ishte e bindur se së bashku me Dagz do të ishin prindër të një vajze të fortë, por tani e di që do jenë mami dhe babi të një djali për të cilin kjo botë ka kaq shumë nevojë.

“Hey Little Baby Boy. Na u desh kohë të mblidhnim emocionet tona…sepse mbrëm na dhe surprizën më të madhe të jetës tonë. Të donim ende pa qen në jetën tonë…por ama dje na ke bër sërish dy njerzit më të lumtur në botë. Tani dim si tët drejtohemi,e dim çfarë rrobash e lodrash mund të duash ti…dhe akoma më shumë do përpiqemi tët kuptojmë kur tët kemi në krahë…Na surprizove, por për mirë, edhe pse do ishim prindërit e shkëlqyer të një vajze të fortë, por tani akoma më shumë jemi të bindur që jemi prindërit e duhur për të rritur djalin që kjo botë ka aq shumë nevojë.

Boy,We already Love You So Much.(@pentagenegenetics thnx for keeping our secret for so long”, ka shkruar moderatorja./Lajmi.net/