Pas rreth tri dekadash përkushtim ndaj arsimit dhe edukimit të brezave të rinj, mësuesja Resmije Sulimani i ka dhënë fund karrierës së saj profesionale, duke u pensionuar nga Shkolla Fillore Komunale „Naim Frashëri“ në Kumanovë. Gjatë karrierës së saj të gjatë, ajo ka ushtruar profesionin e mësueses në disa shkolla fillore shqipe, duke lënë gjurmë tek shumë gjenerata nxënësish. Përkushtimi, puna dhe dashuria për profesionin e kanë shoqëruar për dekada, ndërsa pensionimi shënon përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm në jetën e saj profesionale. Me këtë rast, kolegët, nxënësit dhe prindërit i kanë uruar pensionim të mbarë, shëndet dhe shumë vite të lumtura pas një karriere të gjatë në shërbim të arsimit shqip.
Maqedoni Pas tri dekadash në arsim, pensionohet mësuesja Resmije Sulimani





