Pas tetë orësh Ali Ahmeti përfundon intervistimin për Specialen, vazhdon nesër

Para pak çastesh ka përfunduar intervistimi tetë orësh i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai u intervistua në ndërtesën e EULEX-it në Prishtinë, ndërsa do të vazhdojë të merret në pyetje edhe ditën e nesërme, njofton Klan Kosova.

Ahmeti po merret në pyetje nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Nga kabineti i tij ende nuk kanë folur rreth këtij procesi.