Pas takimeve në Prishtinë dhe Beograd, Lajçak paralajmëron vazhdimin e bisedimeve

Miroslav Lajčák, Slovak Minister for Foreign Affairs

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka shkruar në Tëitter për vizitën e tij sot në Kosovë dhe Serbi së bashku me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escoba dhe këshilltarët e Macron, Scholz dhe Melonit.

Në postimin e tij tregon se me të dy palët janë pajtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, ndërkohë që paralajmëron vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Bashkë me këshilltarët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për politikë të jashtme dhe të këshilltarin e posaçëm të DASH, Escobar udhëtuam në Kosovë dhe Serbi sot për të diskutuar hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre të bazuar mbi Propozimin tonë. Kjo nënkupton gjithashtu zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve. Së shpejti planifikoj vazhdimin e bisedimeve tona”, ka shkruar Lajçak në Twitter.