Pas “sherrit” të Keisit dhe Rozës, reagon Stresi: Mos flisni në publik

Një skeq në emisionin e Roza Latit i bazuar në ngjarje të vërtetë, saktësisht nga jeta private e Stresit, gati u bë “mollë sherri” mes prezantueses së emisionit dhe Keisit.

Pas gjithë ‘zhurmës’ dhe replikave ndaj njëra-tjetrës nuk ka munguar as reagimi i reperit.

Ai madje i ka sugjeruar vajzat që të flasin privatisht e jo në publik dhe ka treguar se nuk dëshiron të përfshihet në debate mes femrash.

Kujtojmë se skeqi në ‘Why Not’ e ka acaruar Keisin pasi sipas saj, Roza nuk bën të tallet me jetën e dikujt.